Douglas Costa për Lacazette?

Futboll

Douglas Costa për Lacazette?

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 18:40
Lacazette

Arsenal mund ta lejojë largimin e Alexandre Lacazette këtë verë dhe raportohet se ata janë të interesuar për një marrëveshje shkëmbimi me sulmuesin anësor të Juventusit, Douglas Costa.

Bardhezinjtë janë në kërkim të një sulmuesi të ri këtë verë dhe Athletico thuhet se kanë dhënë 35 milionë euro Arsenalit për të.

Kontrata e tij me Gunners skadon në qershorin e vitit 2022 por raporti thotë se londinezet janë të hapur për të diskutuar një marrëveshje shkëmbimi.

Juventusi thuhet se po tentojnë ta bindin Mikel Artetan që ta dërgojnë në Londër Douglas Costa apo Cristian Romero si pjesë e shkëmbimit për ta sjell 29 vjeçarin në Torino.

Lacazette ka pasur pesë paraqitje në Francë, kurse këtë sezon ka shënuar 10 gola në 30 ndeshje në Premier Ligë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat