Sahit Kelmendi - trajner i Gjeneratës së Republikës

Futboll

Sahit Kelmendi - trajner i Gjeneratës së Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 11 gusht 2020 Në ora: 18:52
Sahit Kelmendi - trajner i Gjeneratës së Republikës

Trajnerët e kishin punën më të vështirë në vitet e 90-ta. E para, ka qenë punë e vështirë që të zbulohen e formohen talentet e futbollit, pasi që okupatori serb i kishte dëbuar nga stadiumet e ndërtuar me djersën e popullit shqiptarë. 

E dyta, të tubosh futbollistë në stërvitje dhe për zhvillimin e ndeshjeve, ka qenë njësoj sikur të nisesh në front të luftës kundër pushtuesit serb.

Sahit Kelmendi i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë trajner në periudhën më të vështirë të viteve të 90-ta.

Image

Kelmendi ka qenë edhe si futbollist i jashtëzakonshëm dhe i takon periudhës së gjeneratës së artë (vitet e 80-ta) të KF Prishtina, në kohën e kapitenit Fadil Vokrri.

Ai së bashku me mijëra sportistë, kush më shumë e kush me pak e sfiduan regjimin kriminal serb dhe e mbajtën gjallë futbollin dhe sportin në përgjithësi. Kelmendi sot është krenar për sakrificën që ka bërë për futbollin e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat