Shaqiri paraqitet me fanellën e re të Liverpoolit - Bota Sot
Shaqiri paraqitet me fanellën e re të Liverpoolit

Futboll

Shaqiri paraqitet me fanellën e re të Liverpoolit

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 20:01
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri është paraqitur për herë të parë në fanellën e re të Liverpoolit.

‘The Reds’ së fundi kanë promovuar fanellat për sezonin e ri.

Xherdan Shaqiri, i cili është spekuluar shumë nëse do të jetë pjesë e Liverpoolit në sezonin e ri, është fotografuar me fanellë të re, nga kampionët e rinj të Premierligës.

Xherdan Shaqiri ka kaluar dy sezone te Liverpool, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe Premierligën.

Në sezonin e parë, ylli me prejardhje nga Kosova, ka regjistruar më shumë paraqitje, ndërsa sezoni i dytë, është përshkruar me shumë lëndime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat