Shtatë ‘viktimat’ e Zidanes te Real Madridi

Futboll

Shtatë ‘viktimat’ e Zidanes te Real Madridi

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 22:01
Bale ka shkatërruar raportet me trajnerin francez, derisa largimi i tij në këtë verë do të jetë i pashmangshëm.

Tashmë është bërë e ditur se Gareth Bale dhe Zinedine Zidane nuk i kanë raportet e mira te Real Madridi, mirëpo uellsiani nuk është i pari e as i fundit.

31-vjeçari fiton 600 mijë funte në javë te Los Blancos, mirëpo në ditët e fundit ai më shumë ka muajt golf se sa futboll.

Bale ka shkatërruar raportet me trajnerin francez, derisa largimi i tij në këtë verë do të jetë i pashmangshëm.

Uellsiani refuzoi që të luante për Real Madridin në ndeshjen e dytë ndaj Manchester Cityt, duke lënë skuadrën kështu në baltë, pasi u eliminuan nga Liga e Kampionëve.

Por, Bale nuk është lojtari i parë e as i fundit që ka këtë fat, pasi edhe në të kaluarën disa lojtarë janë përballur me skena të tilla dhe e kanë pësuar.

James Rodriguez, Alvaro Morata, Keylor Navas, Mateo Kovacic, Dani Ceballos dhe Marcos Llorente, nuk kanë parë ditë të bardhë nga raportet e këqija me Zidanen.

Trajneri francez po tregohet si një hakmarrës ndaj lojtarëve që kundërshtojnë urdhrat e tij, duke i larguar nga klubi e njëjta gjë u ndodhi këtyre pesë lojtarëve të fundit, gjersa as kolumbiani nuk do të shpëtojë pa u largua nga skuadra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat