Nëse dështon Chilwell, Chelsea ka tri alternativa për mbrojtës të majtë

Futboll

Nëse dështon Chilwell, Chelsea ka tri alternativa për mbrojtës të majtë

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 22:17
Ben Chilwellin

Chelsea është duke tentuar që të transferojë me ngulm Ben Chilwellin nga Leicester City në këtë afat kalimtar veror.

The Blues ka disa javë që janë në bisedime me Dhelprat, mirëpo këta të fundit i duan vetëm 80 milionë euro për kartonin e tij.

Chelsea po refuzon të paguajë këtë shifër të lartë, derisa janë në negociata për një çmim më të ulët.

Në rast se Leicesteri nuk pranon të ulë çmimin e kërkuar për lojtarin, atëherë skuadra londineze do t’i ketë tri alternativa tjera.

Sipas asaj që raporton Goal.com, blutë do të tentojnë të transferojnë Alex Telles nga Porto, Nicolas Tagliafico ose Marc Cucurellan nga Getafe.

Por, për të realizuar njërin nga këto transferime, Chelsea duhet të shesë Emerson Palmierin ose Marcos Alonson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat