Shefi ekzekutiv i Bayern konfirmon largimin e mesfushorit spanjoll

Futboll

Shefi ekzekutiv i Bayern konfirmon largimin e mesfushorit spanjoll

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 09:34
Javi Martinez

Javi Martinez po kërkon të largohet nga Bayern Munich pas tetë vjetësh me klubin gjerman, ka konfirmuar shefi ekzekutiv Karl-Heinz Rummenigge.

Mesfushori 31-vjeçar u bashkua me Bayernin nga Athletic Bilbao në 2012 dhe ka fituar 19 trofe gjatë kohës së tij në ‘Allianz Arena’.

Sidoqoftë, Martinez ka startuar vetëm 10 herë në të gjitha garat në 2019/20 dhe së fundmi ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës së tij..

“Ne e dimë se ai do të donte të largohej nga klubi me një ofertë të përshtatshme”, i tha Rummenigge AZ.

“Ne nuk do të vendosim pengesa në rrugën e tij sepse ai ishte gjithmonë një lojtar i mirë dhe një person i besueshëm, serioz. Ne gjithmonë do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje që i përshtatet lojtarit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat