Prapaskenat e Guardiolës

Futboll

Prapaskenat e Guardiolës

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 11:07
Prapaskenat e Guardiolës

Videoja dhe fotot e shpërndara pas ndeshjes Siti-Real Madrid, ku Pep Guardiola dhe Zinedin Zidan po bisedonin me një qetësi të admirueshme, kanë bërë xhiron e botës. Të dy trajnerët u vlerësuan për këtë gjë dhe u trumbetuan si shembujt që duhen ndjekur të gjithë. Pavarësisht se Zidan u eliminua, qëndroi si zotëri në fushë për të biseduar me rivalin dhe me mikun e tij Pep Guardiola.

Respekti i të dyve ka qenë reciprok gjithë kohën dhe për këtë arsye vazhdoi edhe pas përfundimit të ndeshjes. Trajneri i Mançester Sitit zbuloi disa nga bisedat që bëri me trajnerin e Realit të Madridit në fushën e lojës pas përfundimit të ndeshjes.

“E urova trajnerin për fitoren e titullit kampion në Spanjë. Unë e kam thënë gjithmonë që të fitosh titullin kampion në Spanjë është shumë e vështirë, sepse duhet të jesh 11 muaj në formë optimale. Pastaj folëm edhe për familjet tona dhe i urova më të mirat. Zidan ka qenë një nga idhujt e mi kur luaja futboll. Kam luajtur kundër tij në kombëtare dhe kam vuajtur shumë.

Ai është një nga trajnerët më të mëdhenj, por mbi të gjitha, një nga njerëzit më të shkëlqyer të këtij sporti. Është një shembull për të gjithë”, tha fillimisht Guardiola. Champions-i- Trajneri i Sitit ka folur edhe për sfidën e ardhshme në Ligën e Kampionëve, të cilën do ta luajë kundër Lionit.

Trajneri i “Qytetarëve” thotë se ekipi i tij duhet të jetë i përqendruar dhe të respektojë kundërshtarin, sepse në të kundërt, mund ta pësojë. “Nuk ka ndeshje të lehta në këtë kompeticion. Duhet të jemi të përfshirë maksimalisht dhe ta respektojmë kundërshtarin. Në këtë mënyrë mund të shkojmë më tej dhe të shpresojmë”, ka thënë trajneri i Sitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat