I shtohen telashet në Paraguai

Futboll

I shtohen telashet në Paraguai

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 11:08
I shtohen telashet në Paraguai

Ish futbollisti i famshëm brazilian Ronaldinho u arrestua 6 muaj më parë në Asuncion të Paraguait, bashkë me të vëllanë dhe menaxherin e tij, pasi tentuan të futen në vendin e Amerikës Latine me dokumente false.

Pas një muaji qëndrim në burg, ish ylli i Barcelonës dhe Milanit pagoi 1.6 milionë euro për ndërrimin e masës në arrest shtëpie dhe u vendos të qëndrojë në një hotel luksoz në kryeqytetin e Paraguait.

Megjithatë tani Ronaldinho ka përfunduar sërish në telashe, pasi gjatë kësaj kohe akuzohet se ka organizuar festa të ndryshme me modele të njohura në hotel, diçka kjo tërësisht e ndaluar kur je i dënuar me arrest shtëpie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat