Atalanta – PSG, formacionet e mundshme

Futboll

Atalanta – PSG, formacionet e mundshme

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 11:24
Ilustrim

Atalanta dhe Paris Saint – Germain do të ndeshen në çerekfinale të Ligës së kampionëve.

Atalanta ishte ndër skuadrat më produktive post-bllokimit të Covid-19 në Itali, gjithashtu edhe në Europë. Ajo luajti 13 ndeshje në Serie A, duke marrë 9 fitore dhe vetëm një humbje, javën e fundit.

Nga ana tjetër, PSG-ja, e cila nuk e pa fushën e blertë në një ndeshje zyrtare për pesë muaj. Por më pas e filloi verën duke fituar Kupën e Ligës dhe Kupën e Francës, pa shkëlqyer.

Për këtë takim, Atalanta nuk mund të llogarisë në Josip Ilicic, Pierluigi Gollini dhe Jose Palomino, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, PSG do të jetë pa lojtarët si, Layëin Kurzaëa dhe Marco Verratti që janë të lënduar, derisa Angel di Maria ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Thomas Tuchel konfirmoi se Kylian Mbappe do të jetë i gatshëm për këtë sfidë, mirëpo ende nuk është e qartë nëse do të luajnë nga minuta e parë.

Formacionet e mundshme:

ATALANTA (3-4-2-1): Sportiello; Toloi, Caldara, Djimsiti; Hateboer, Freuler, De Roon, Gosens; Pasalic, Gomez; Zapata.

PSG (4-3-3): Keylor Navas; Kehrer, Thiago Silva, Kimpembe, Bernat; Herrera, Marquinhos, Gueye; Sarabia, Icardi, Neymar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat