Shabani rikthehet aty ku i rrah zemra 

Futboll

Shabani rikthehet aty ku i rrah zemra 

Nga: K.G. Më: 12 gusht 2020 Në ora: 11:31
Tahir Batatina dhe Kushtrim Shabani

Si gjithmonë në afatin kalimtar të verës ka lëvizje të mëdha të futbollistëve nga një klub në tjetrin kolektiv.  

Skuadra e Llapit nga Podujeva është më aktivja dhe deri me tash ka sjell disa lojtarë në radhës e veta. 

“Kushtrim Shabani rikthehet në vendlindje. Mesfushori 23 vjeç rikthehet aty ku i rrah zemra!

Pas një viti e gjysmë të kaluar tek skuadra e Gjilanit, mesfushori llapjan Kushtrim Shabani është rikthyer në klubin ku u rrit dhe u bë i njohur. Me përfundimin e kontratës me Gjilanin, Kushtrim Shabani nuk mendoi dy herë dhe iu rikthye skuadrës së Llapit.

Kontrata e nënshkruar me Kushtrim Shabanin është 1-vjeçare!”, njofton FC Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat