Klubi i Superligës formon skuadrën “B”

Futboll

Klubi i Superligës formon skuadrën “B”

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 11:41
Ballkani

Ballkani ka konfirmuar krijimin e ekipit B, që do të marrë pjesë në garat e futbollit të Kosovës.

“Nga edicioni 2020/2021 pritet që klubi jonë të filloj gara edhe me ekipën FC Ballkani B.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga vet klubi i Suharekës, në faqen zyrtare në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Rregullat e futbollit e kanë përcaktuar se 11 futbollist të jenë startues, 7 të tjerë të presin inkuadrimin eventual nga bankina rezervo, për t’i lëvizur këto limite duke kontribuar drejtpërdrejt në parimin e gjithëpërfshirës, FC Ballkani ka dorëzuar kërkesën pran organit kompetent FFK-së për krijimin e ekipës së dytë me emërtim FC “Ballkani B”.

Duke e parë trendin e rritjes së interesimit ndaj klubit tonë, jemi të vërshuar nga kërkesat e futbollistëve që të bëhen pjesë e FC Ballkani, kjo në bënë të ndihemi të vlerësuar për punën që jemi duke e bërë.

Andaj, për të shtuar konkurrencë dhe për t’iu ofruar të gjithëve mundësi e afirmimit kemi vendosur që të krijojmë ekipën B ku shumë futbollist do të kenë mundësinë e trajtimit ashtu siç klubi dëshiron, pra afër syrit të stafit teknik i cili me lehtësi do të jetë në gjendje të përcjell ecurinë dhe zhvillimin e futbollistëve tanë.

S’bashku na priftë e mbara”, njofton klubi nga Suhareka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat