Mbappe pritet të rikthehet nga lëndimi

Futboll

Mbappe pritet të rikthehet nga lëndimi

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 11:50
Mbappe pritet të rikthehet nga lëndimi

Kylian Mbappe pritet të rikthehet nga lëndimi për ndeshjen e Paris Saint-Germainit ndaj Atalantas në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

21-vjeçari kishte pësuar një lëndim në nyje në finalen e Kupës së Francës ndaj Saint-Etiennet më 24 korrik.

Sidoqoftë, Thomas Tuchel, në konferencën për shtyp para ndeshjes në ditën e martë, ka konfirmuar që reprezentuesi francez pritet të jetë i gatshëm.

“Nëse ai ka një sesion të mirë stërvitor sot (e martë) dhe asgjë e jashtëzakonshme nuk ndodhë, ai do të jetë me skuadrën nesër (sot)”, u shpreh Tuchel para ndeshjes.

“Ne jemi shumë të lumtur që ai është me grupin dhe që kemi mundësinë ta përfundojmë ndeshjen me të”, shtoi trajneri i parisienëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat