Clark përforcon Llapin

Futboll

Clark përforcon Llapin

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 12:38
Batatina dhe Clark

Llapi nga Podujeva përveç përforcimeve me futbollistë, përforcon edhe shtabin teknik të trajnerëve.

"KF Llapi ka kënaqësinë t'iu prezantoj anëtarin më të ri të klubit, asistentin e parë të shtabit teknik, Alan Clark. Clark me të mbërritur në kampin llapjan është njoftuar me projektin dhe së bashku me trajnerët tjerë iu kanë përvishur punës për të përgaditur skuadrën në mënyrën më të mirë për edicionin e ri të Superligës.

Alan Clark është 40 vjeç, i lindur më 26.02.1980 në Evendale të Afrikës së Jugut. I pajisur me licencën UEFA Pro, Clark ka punuar në skuadrën e Mamelodi Sundowns FC si trajner i kategorive të reja. Më pas punoi si asistent i parë i shtabit teknik në skuadrën e SuperSport United, tek Përfaqësuesja e Kosovës U21, tek të cilët kishte edhe rolin e trajnerit analist si dhe tek AmaZulu FC, kurse së fundmi ishte trajner i parë i skuadrës Black Leopards FC, ku drejtoi këtë skuadër në 8 ndeshje të edicionit pranveror.

Clark në edicionin e ri 2020/21 do të jetë dora e djathtë e Shefit të shtabit teknik, Tahir Batatina!", njofton Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat