Drita në Prishtinë! Fitorja me rezultat zyrtar 3:0 në favor të Linfield-it?

Futboll

Drita në Prishtinë! Fitorja me rezultat zyrtar 3:0 në favor të Linfield-it?

Nga: K.Goca Më: 12 gusht 2020 Në ora: 12:56
Drita në Prishtinë! Fitorja me rezultat zyrtar 3:0 në favor të Linfield-it?

Kampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani, konfirmon aterrimin për në Prishtinë. 

Drejtuesit e Dritës po e presin vendimin final të asociacionit më të lartë të futbollit, UEFA. 

Po ashtu edhe ekipi nga Irlanda Veriore, Linfield, është rikthyer në shtëpi. Irlandezët presin fitore me rezultat zyrtar 3:0 ndaj Dritës! 

A do të jetë kështu apo do të vendos diçka tjetër UEFA, gjithçka do të shihet brenda pak orëve apo edhe deri në ditën e nëserme! Flitet e përflitet se gjasat janë që ndeshja të regjistrohet me rezultat zyrtar.    

“Kemi ateruar në aeroportin e Prishtinës!”, shkruan në faqen e Dritës.

Ndeshja mes Dritës dhe Linfield nuk u zhvillua dje në orën 18.00 në stadiumin në Nyon të Zvicrës, pasi që dy futbollistë të skuadrës gjilanase dolën me Covid 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat