Tragjedi, humb jetën futbollisti 16 -vjeçar

Futboll

Tragjedi, humb jetën futbollisti 16 -vjeçar

Nga: K.G. Më: 12 gusht 2020 Në ora: 13:13
Tragjedi, humb jetën futbollisti 16 -vjeçar

Tragjedi e rëndë.  Futbollisti i talentuar kroat, Lula Luciç humb jetën në një aksident komunikacioni.  

Aksident i rëndë ka ndodhur në rrethin Esslingen në Baden-Württemberg, Gjermani. 
Federata e Futbollit e Kroacisë është e tronditur me vdekjen tragjike të futbollistit të kombëtares së Kroacisë U-17. 

“Anëtari i Kombëtares Kroate U-17, Luka Luciç ndërroi jetë me 12 gusht 2020 pas një aksidenti të rëndë trafiku.
Në fund të vitit 2019, ai ishte i ftuar në një kamp dimëror, dhe në shkurt të vitit 2020, në një turne miqësor në Spanjë, ai bëri paraqitjet e tij të para për Kombëtaren Kroate U-17.

Ai vdiq në spital me 12 gusht 2020 nga plagët e marra në një aksident tragjik që ndodhi një ditë më parë në një linjë hekurudhore afër Stuttgartit.

Në emër të të gjithë punonjësve të Federatës Kroate të Futbollit dhe veçanërisht në emër të Kombëtares U-17, Federata Kroate e Futbollit shpreh ngushëllimet e saj të thella për familjen, miqtë dhe shokët e tij për këtë humbje të madhe. Pusho në paqe”, shkruan mes të tjera në faqen e federatës kroate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat