Historia e trishtë e emrit të madh të sportit: Vetë pësoi atak, gruaja me kancer

Futboll

Historia e trishtë e emrit të madh të sportit: Vetë pësoi atak, gruaja me kancer

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 13:33
Historia e trishtë e emrit të madh të sportit: Vetë pësoi atak, gruaja me kancer

Iker Casillas njoftoi disa ditë më parë se po tërhiqej nga futbolli, duke lënë pas një karrierë të patëmetë, që ka përkuar edhe me momentet më të mira në historinë e kombëtares spanjolle.

Kapiteni i përjetshëm i “La Roja” ka ngritur të gjitha trofetë e mundshëm.

Tani, ish-portieri dëshiron të fillojë një jetë të re në Spanjë, me gruan e tij, Sara Carbonero, dhe të lërë pas eksperiencën në Porto.

Të dy do të përqendrohen në projektet e reja profesionale, por në vendin e lindjes, së bashku me fëmijët, Martín dhe Lucas, duke i dhënë fund kështu aventurës portugeze.

Ish-kapiteni i Real Madridit ka folur për revistën “Semana”, ku ka qenë i sinqertë për gjithçka që ka ndodhur përgjatë këtij viti të kaluar, pasi pësoi një sulm në zemër, ndërsa gruaja e tij vuan nga kanceri: “Unë nuk kam qenë me Sara sa duhet, pavarësisht se ajo po jeton një moment shumë delikat me shëndetin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat