Watfordi ia vendos çmimin Sarrit

Futboll

Watfordi ia vendos çmimin Sarrit

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 13:55
Watfordi ia vendos çmimin Sarrit

Liverpooli është duke shprehur interesim për sulmuesin e Watfordit, Ismaila Sarri.

Watfordi, klubi i cili ka rënë nga elita e futbollit anglez gjatë edicionit të fundit, ia ka vendosur çmimin 22-vjeçarit.

Watfordi kërkon 40 milionë funte për lojtarin, raporton “Evening Standard”.

Crystal Palace dhe Wolverhamptoni gjithashtu janë duke shprehur interesim për senegalezin, por nuk janë të gatshëm të ofrojnë shumë e kërkuar për të.

Sarr ka realizuar 6 gola dhe 6 asistime në 30 paraqitje në edicionin e kaluar me fanellën e klubit anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat