Një tjetër legjendë provokon Messin

Futboll

Një tjetër legjendë provokon Messin

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 14:10
Një tjetër legjendë provokon Messin

Nuk ka dy pa tre… Kështu, pas Matthäus dhe Rummenigge, ishte radha e Giovane Elber për t’u marrë me Leo Messin. Nëse ditët e fundit, Lothar Matthäus dhe Karl-Heiz Rummenigge kanë provokuar me deklaratat e tyre në lidhje me Mesin, Ter Stegen dhe Barçën në përgjithësi, këtë të mërkurë është ish-lojtari brazilian, Giovane Elber, i cili ka vijuar t’i hedhë benzinë zjarrit…

Ish lojtari i Bayernit midis viteve 1997 dhe 2003, Elber, foli për “Bild” në prag të supersfidës së të premtes në Champions, Bayern Munich-Barcelona. Ai mbajti të njëjtën linjë si Matthäus, duke e vendosur Lewandowski mbi Messi: “Tani për tani, Lewandowski është më i mirë se Messi. Unë e dua atë që bën Messi, si luan. Ai ka qenë një lojtar i nivelit më të lartë për shumë vite, një gjeni, por këtë vit Lewandowski ka qenë i jashtëzakonshëm. Ka zhvilluar një sezon spektakolar dhe e shoh më lart se Messin”.

Deklaratat e Giovane Elber nuk janë gjë tjetër, veçse një “ftesë” për lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave që të motivohet edhe më shumë, nëse është e mundur, përballë Bayernit.

Duhet mbajtur mend që Messi tanimë i ka asgjësuar bavarezët në sezonin 2014-2015. Me sa duket nuk e mbajnë mend atë sezon në Mynih.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat