Blindohet Lisbona, Portugalia sfidon virusin

Futboll

Blindohet Lisbona, Portugalia sfidon virusin

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 14:29
Blindohet Lisbona, Portugalia sfidon virusin

“Orelhuda”, siç quhet në Portugali kupa me veshë të mëdhenj, zbarkoi në Lisbonë të mërkurën e shkuar. Trofeu u prit nga Rikardo Karvajo, ish-mbrojtësi i Portos, Çelsit, Realit të Madridit dhe Monakos, ambasador i “Final 8” dhe nga një Lisbonë që po vuan ta marrë veten pas numrit të të prekurve prej Koronavirusit, e cila e shtyu kryeministrin britanik, Boris Xhonson, ta vendosë Portugalinë në listën e “kuqe” të vendeve me rrezikshmëri të lartë “COVID-19”, me detyrim vendosjen e karantinës për ata që hyjnë nga andej.

Një gjest i konsideruar i pakëndshëm nga autoritetet e Lisbonës, në emër të aleancës më të vjetër në botë, Traktatit Anglo-Portugez që prej vitit 1373. Një goditje e rëndë për ekonominë e vendit më perëndimor të Europës: turizmi në veçanti, ai i Algarves, ushqehet nga portofoli i Britanisë së Madhe.

Jeta në Lisbonë po rinis ngadalë, edhe pse jeta natës, ashtu si në pjesën tjetër të Europës, do të vazhdojë të qëndrojë e paralizuar. Portugalia ka regjistruar deri tani 53 mijë raste infeksioni në një popullsi 10 milionë e 254 mijë në total. Të vdekurit janë 1759. Vendi është përpjekur ta menaxhojë me një sens të admirueshëm përgjegjësie pandeminë, i trembur në mars prej shifrave që vinin nga Italia dhe Spanja. Qeveria lëshoi menjëherë mesazhet e duhura: vendosje totale e maskës, ruajtja e distancimit social, larja e duarve dhe mbrojtja e qytetarëve mbi 60 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat