Bayerni në telashe

Futboll

Bayerni në telashe

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 14:55
Bayerni në telashe

Në seancën e parafundit të stërvitjeve të Bajern Munihut, para ndeshjes me Barcelonën të premten, Alfons Dejvis u ul në një karrige në skaj të fushës.

Kanadezi duket se ka ndjerë dhimbje të muskujve dhe me shumë mundësi nuk do të paraqitet ndaj katalanasve në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Vet trajneri Hansi Flik e pranoi se Davies ndjeu dhimbje dhe nuk mund të stërvitej me pjesën tjetër të skuadrës.

Dejvis është një nga lojtarët e zbuluar të këtij sezoni, dhe është një nga më të dalluarit në ekipin e bavarezëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat