Llapi përforcohet me portier të ri

Futboll

Llapi përforcohet me portier të ri

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 17:15
Llapi përforcohet me portier të ri

Llapi përforcohet me portier të ri nga Durrësi. "KF Llapi njofton për marrëveshjen 3 vjeçare të arritur me portierin nga Durrësi, Arlis Shala.

Portieri i gjatë 1.96 m, reprezentues i Kombëtares së Shqipërisë për grupmoshat U17, U18, U19, U20 si dhe Kombëtares "A", nga dita e sotme do vijoj të jetë pjesë e Llapit për 3 vitet e ardhshme.

Shala, 20 vjeçar i lindur më 26.07.2000 në Durrës, ka qenë pjesë e klubeve: KF Teuta (2010-2018), FC Cesena (2018), FC Besa Kavajë (2018), FC Flamurtari Vlorë (2019/20) si dhe së fundmi tek FC Luftëtari, ku për 6 muaj ishte titullar i padiskutueshëm.

Pas paraqitjeve të mira me Luftëtarin, ku si 20 vjeçar ishte titullar, Kombëtarja "A" e Shqipërisë e udhëhequr nga trajneri Edi Reja e ftoi në grumbullim tre ditor, për datat 6,7 dhe 8 korrik 2020.

Paç suksese në edicionin e ri Arlis", njoffton Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat