Sulmuesin shqiptar e kërkojnë 2 klube në Spanjë

Futboll

Sulmuesin shqiptar e kërkojnë 2 klube në Spanjë

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 17:17
Sulmuesin shqiptar e kërkojnë 2 klube në Spanjë

E ardhmja e Armando Sadikut mund të vijojë të mbetet në Spanjë, gjë që është edhe dëshirë e tij.

Pas sezonit mjaft pozitiv në radhët e Malagas, ku shënoi 13 gola, Levante e dinte se ofertat nuk do të mungonin për të.

Dhe ashtu ndodhi, teksa lojtari kuqezi po shijon frytet e rrjetave të tundura. Aris i Selanikut dhe Pogoni në kampionatin polak kanë paraqitur ofertat e tyre, ndërsa së fundmi një interes nga La Liga2 ka lindur sërish.

Këtë herë bëhet fjalë për Tenerifen dhe për Sportingun e Gijonit. Të dyja klubeve u ka bërë përshtypje sulmuesi shqiptar në sezonin që lama pas dhe po shohin mundësinë për ta pasur pjesë të tyre për të ndihmuar në sulmin e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat