Cila skuadër do të kalojë në gjysmëfinale mes Atalantës dhe PSG-së?

Futboll

Cila skuadër do të kalojë në gjysmëfinale mes Atalantës dhe PSG-së?

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 17:23
Cila skuadër do të kalojë në gjysmëfinale mes Atalantës dhe PSG-së?

Sonte do të të luhet ndeshja e parë çerekfinale në Champions League mes Atalantës dhe PSG-së.

Kjo ndeshja po pritet me shumë interes pasi mënyra se si këto skuadra luajnë premton spektakël.

Edhe pse kemi një disbalancë mes klubeve sa i përket buxhetit, mjafton të përmendim Neymar, i cili fiton sa e gjithë skuadra e Atalantës, por kjo nuk shuan shpresat e bergamezëve. Futbolli nuk luhet në letër, por në fushë.

Ekipi i drejtuar nga Gasperini ka bërë një sezon fantastik në Serie A dhe Champions. Një skuadër e shpejtë, luftarake, kompetitive dhe e bashkuar. Në krahun tjetër Tuchel duket se i ka gjetur "pipzat" me yjet e skuadrës pasi PSG këtë sezon duket një skuadër e "pjekur" dhe gati për të fituar trofe të rëndësishëm si Champions Laegue.

Skuadrat vijnë me mungesa të rëndësishme në këtë ndeshje ku për Atalantën mungojnë, Gollini, Ilicic dhe Palomino ndërsa në krahun tjetër Verrati, Kurzawa, Di Maria dhe situata e Mbappe që mbetet akoma e paqartë.

PSG në 8 ndeshjet e fundit në këtë kompeticion e ka mbajtur portën të paprekur plot 6 herë, statistikë që tregon se ekipi nuk ka vetëm sulmin.

Atalanta ka fituar 4 ndeshjet e fundit në Champions dhe në 3 prej tyre ka shënuar të paktën 3 gola.

Do të fitojë zemra e ekipit të Atalantës apo talenti dhe buxheti i PSG? Këtë do ta marrim vesh pas orës 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat