Cana ia uron ditëlindjen e 50-të Paris Saint-Germainit

Futboll

Cana ia uron ditëlindjen e 50-të Paris Saint-Germainit

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 17:46
Cana ia uron ditëlindjen e 50-të Paris Saint-Germainit

Legjenda e futbollit shqiptar, Lorik Cana, ia ka uruar Paris Saint-Germainit përvjetorin e 50-të të themelimit.

Klubi parisien ishte themeluar në këtë ditë të vitit 1970.

“Ditëlindja e 50-të e PSG-së, i uroj ish-klubit tim shumë vite dhe suksese të tjera”, ka shkruar Cana në rrjetin social “Facebook”.

Ish-futbollisti gjakovar kishte qenë pjesë e Paris Saint-Germainit gjatë periudhës 2002-2005.

Ish-kapiteni i Shqipërise kishte zhvilluar 81 paraqitje me francezët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat