Kapiteni i Shqipërisë U-17 zyrtarizohet tek AEK-u

Futboll

Kapiteni i Shqipërisë U-17 zyrtarizohet tek AEK-u

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 18:06
Kapiteni i Shqipërisë U-17 zyrtarizohet tek AEK-u

Mario Mitaj ka firmosur sot kontratën e tij të parë si profesionist me ekipin grek të AEK-ut. Kontrata është e vlefshme deri në vitin 2023 dhe ekipi Helen në njoftimin e tij bëri të ditur se shqiptari tani e tutje do stërvitet me skuadrën e parë.

AEK drejtohet nga Masimo Karrera që ka qenë ish-ndihmësi i Kontes tek Juventusi dhe Italia.

Mitaj luan si mbrojtës qëndror dhe i majtë, dhe tani e tutje do jetë nën urdhërat e ish-asistentit të Kontes, Karrera.

Mitaj mban edhe shiritin e kapitenit të Shqipërisë U-17. Klubi grek i AEK-ut e zyrtarizoi edhe në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat