Skuadra e re e Albian Ajetit?

Futboll

Skuadra e re e Albian Ajetit?

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 18:09
Skuadra e re e Albian Ajetit?

I kërkuari Albian Ajeti pritet që gjatë ditës së mërkurë ta kompletojë përfundimisht transferimin te Celticu për 5 milionë funte, dhe jo në formë huazimi.

“Record Sport” mëson se 23-vjeçari shumë shpejtë pritet t’i bashkohet ekipit në qendrën stërvitore në “Lennoxtown”.

Neil Lennon dhe shefi ekzekutiv Peter Lawwell, e kanë kaluar të martën duke u munduar ta bindin sulmuesin shqiptar t’i bashkohet klubit dhe një gjë e tillë thuhet se ka përfunduar.

Ajeti që luan edhe me Zvicrën, nga Baseli kaloi te West Hami. Në 15 ndeshje të edicionit të kaluar ka shënuar dy gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat