Nuk udhëton në Lisbonë

Futboll

Nuk udhëton në Lisbonë

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 18:20
Nuk udhëton në Lisbonë

Mbrojtësi i Barcelonës, Jean Clair Todibo, ka dalë pozitiv në testimin për COVID-19.

Barcelona ka njoftuar se nëntë futbollistë të martën ka kryer teste PCR për COVID-19, dhe Mundo Deportivo raporton se Jean Clair Todibo ka dalë pozitiv.

Francezi i cili sezonin e kaluar ka qenë i huazuar te Schalke, është izoluar në shtëpi dhe nuk do të paraqitet në stërvitje.

Todibo është aimptomatik, dhe gëzon shëndet të mirë.

Ai nuk ka pasur kontakte me anëtarët e ekipit që planifikojnë të udhëtojnë për në Lisbonë të mërkurën, për takimin e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munih.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat