Zbulohet lojtari i prekur nga Covid-19

Futboll

Zbulohet lojtari i prekur nga Covid-19

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 18:53
Todibo

Barcelona mori një lajm të keq sot para ndeshjes me Bajern Mynihun në Ligën e Kampioneve ku një lojtar i katalanasve rezultoi pozitiv me koronavirus.

Është zbuluar lojtari i prekur nga Covid-19 në rradhët e Barcelonës.

Ai është Jan Kler Todibo, mbrojtësi i huazuar tek Shalke. Ka qenë vetë futbollsiti që ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se është ai lojtari i infektuar nga Covid-19. Todibo ka qenë i dëmtuar dhe nuk ka pasur kontakt me lojtarët e tjerë të Barcelonës. Todibo përmes rrjeteve sociale tregon: Përshendetje të gjithëve.

Doja të ju informoja se kam dalë pozitiv me Covid-19, por jam asimptoamtik dhe jam mirë. Mezi pres të kthehem në stërvitje por për momentin duhet të qëndroj në shtëpi”, thotë Todibo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat