PSG për 3 minuta përmbysë Atalantën, në gjysmëfinale të Championsit - Bota Sot
PSG për 3 minuta përmbysë Atalantën, në gjysmëfinale të Championsit

Futboll

PSG për 3 minuta përmbysë Atalantën, në gjysmëfinale të Championsit

Nga: Kemajl Goca Më: 12 gusht 2020 Në ora: 21:36
Pashaliç

(E plotësuar) -  PSG në gjysmëfinalen e madhe të Champions League.  

Parisienët më shumë mund arritën në gjysmëfinale, duke e përmbysur Atalantën në çastet e fundit. PSG triumfoi me rezultat 2:1 ndaj skuadrës italiane Atalanta, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Estádio da Luz” në Lisbonë.

Kur të gjithë menduan se Atalanta po kualifikohet, pasi që e kishte rezultatin 1:0 në favor të vetin deri në minutën e 90-të, ndodhi përmbysja.  Futbollistët Marquinhos (90’) dhe Maxim Choupo-Moting (90+3’) shënuan në çastet e fundit, të cilët janë trimat e kësaj fitore të madhe, të kualifikimit. 

Image

Maxim Choupo-Moting

Në minutën e 3-të, Neymar më lehtë e kishte të shënonte se sa të dështonte, por çuditërisht gjuajti jashtë portës. Në minutën e 11-të, Navas shpëton portën e PSG-së. Futbollisti Hateboer nga afërsia gati shënon por Navas me mund të madh e dëbon topin në korne.

Pas një minute, Caldara me kokë godet dhe Navas sërish shpëton gol të sigurt. Atalanta e pafat. Në minutën e 27-të, Mario Pashaliç futet brenda 16-shit dhe nga rreth 15 metra dërgon goditje mjeshtërore e në këndin e epërm të djathtë të portës së portierit Navas, 1:0 për Atalantën.   Në minutën e 28-të Neymar nga rreth 16 metra dërgoi goditje të fortë por jashtë portës së Atalantës.

Image

PSG feston

Tre minuta pa përfunduar pjesa e parë Neymar shpërdoroi një rast të mirë. Në minutën e 74-të,  Mbappe pati mundësi të mirë por i pafat. Fundi i takimit dramatik,  Marquinhos barazon falë një pakujdesisë së mbrojtjes italiane.

Në minutën e 90+3, PSG me një veprim të shpejt kur Maxim Choupo-Moting nga afërsia shënon për fitoren e madhe (2:1), ndërsa Atalanta pësoi tronditje. Atalanta eliminohet, ndërsa PSG në gjysmëfinale do ta presë fituesin e takimit Leipzig-Atletico Madridi. Shqiptari Berat Gjimshiti ka luajtur titullar deri në minutën e 60-të por me Atalantën dolën kokulur nga stadiumi në Lisbonë.

Atalanta-PSG 1:2
Stadiumi “Estádio da Luz” në Lisbonë.
Gjyqtar: A. Taylor (Anglia).
Shënues: Pashaliç (27’) – Marquinhos (90’), Maxim Choupo-Moting (90+3’). 
Kartonat e verdhë: Gjimshiti, Freuler, De Roon, Toloi, Palomino -Bernat, Herrera, Parades.
 Atalanta: Sportiello, Toloi, Caldara, Gjiimshiti (Palomino 60’), Hateboer, de Roon, Freuler, Gosens (Castagne 82’), Pashaliç (Muriel 71’), Gomez (Malinovsky 59’), Zapata (Da Riva 82’).
PSG: Navas (Rico 79’), Kehrer,  Silva, Kimpembe, Bernat, Herrera (Draxler (72’), Marquinhos, Gueye (Parades 72’), Sarabia (Mbappe 60’), Icardi (Choupo-Moting 80’ dhe Neymar.

90+3'  PSG fantastik në minutat e fundit. Maxim Choupo-Moting shënon për 1:2. 

90' Marquinhos shënon dhe barazon rezultatin 1:1.

84' PSG është më e mirë por jo edhe të shënon deri me tash, ndërsa Atalantën pak minuta e ndajnë nga suksesi historik. 

80' PO afrohet fundi i ndeshjes, Atalanta e ruan epërsinë.

 75’ Edhe 15 minuta shpresë për PSG-në, ndërsa Atalanta është afër kualifikimit. 

74' Kylian Mbappe gati sa barazoi, por i pafat.

Atalanta-PSG 1:0
Stadiumi “Estádio da Luz” në Lisbonë.
Gjyqtar: A. Taylor (Anglia).
Shënues: Pashaliç (27’). 
Kartonat e verdhë: Gjimshiti, Freuler, De Roon, Toloi-Bernat.
 Atalanta: Sportiello, Toloi, Caldara, Gjiimshiti (Palomino 60’), Hateboer, de Roon, Freuler, Gosens, Pashaliç (Muriel 71’), Gomez (Malinovsky 59’), Zapata.
PSG: Navas, Kehrer,  Silva, Kimpembe, Bernat, Herrera (Draxler (72’), Marquinhos, Gueye (Parades 72’), Sarabia (Mbappe 60’), Icardi dhe Neymar.

70' Nëse PSG eliminohet nga gara më prestigjioze fajtori kryesor padyshim është braziliani Neymar, që ka humbë disa raste të mira.

68' Atalanta-PSG 1:0

Stadiumi “Estádio da Luz” në Lisbonë.
Gjyqtar: A. Taylor (Anglia).
Shënues: Pashaliç (27’). 
Kartonat e verdhë: Gjimshiti, Freuler, De Roon, Toloi-Bernat.
 Atalanta: Sportiello, Toloi, Caldara, Gjiimshiti (Palomino 60’), Hateboer, de Roon, Freuler, Gosens, Pashaliq, Gomez (Malinovsky 59’), Zapata.
PSG: Navas, Kehrer,  Silva, Kimpembe, Bernat, Herrera, Marquinhos, Gueye, Sarabia (Mbappe), Icardi dhe Neymar.

65' Atalanta është në një pozicion të mirë nëse e ruan këtë epërsi por tani do ta ketë presionin e Mbappes.

60’ Kylian Mbappe futet në lojë në vend të Sarabias, ndërsa te Atalanta largohet shqiptari  Gjimshiti dhe në vend të tij aktivizohet Palomino.

59' Gjithnjë e më shumë shtohet presioni te PSG, Atalanta kërkon edhe golin tjetër,.

Image

53' Deri me tash janë ndëshkuar tre futbollistë me kartona të verdhë, që të tretë të Atalantës: Gjimshiti, Freuler, De Roon.

50' Lojë e mirë nga të dyja skuadrat.

47' PSG është në presion të rezultatit.

Image

Filloi pjesa e dytë.

Përfundoi pjesa e parë, Atalanta- PSG 1:0, supergol

Atalanta-PSG 1:0

Stadiumi “Estádio da Luz” në Lisbonë.

Gjyqtar: A. Taylor (Anglia).

Shënues: Pashaliç (27’).

Kartonat e verdhë: Gjimshiti.

 Atalanta: Sportiello, Toloi, Caldara, Gjiimshiti, Hateboer, de Roon, Freuler, Gosens, Pashaliq, Gomez, Zapata.

PSG: Navas, Kehrer,  Silva, Kimpembe, Bernat, Herrera, Marquinhos, Gueye, Sarabia, Icardi dhe Neymar.

42' Neymar nuk  e ka mbrëmjen e tij, tre raste ka humb deri me tani.

41' Atalanta po tregon lojë të mirë.

 28’ Neymar nga rreth 16 metra dërgoi goditje të fortë por jashtë portës së Atalantës.

27' Mario Pashaliç futet brenda 16-shit dhe nga rreth 15 metra dërgon goditje mjeshtërore e në këndin e epërm të portës së portierit Navas, 1:0 për Atalantën.  

19' Neymar sërish në pozitë të mirë por i passuksesshëm duke gjuajtur jashtë portës.

14' Edhe Berat Gjimshiti tenton të rrezikon por goditja e tij shkoi jashtë portës së PSG-së. 

12' Caldara me kokë godet dhe Navas hero, shpëton gol të sigurt. Atalanta e pafat.

11' Navas shpëton portën e PSG-së. Futbollisti Hateboer nga afërsia gati shënon por Navas me mund dëbon topin në korrne.

10' Rezultati edhe më tej baras (0:0). PSG duket më e rrezikshme dhe synon sa më parët ë shënojë në portën e Atalantës.

5' Nuk ka ende gola, deri me tash një rast ideal nga parisienët, por Neymar dështoi.

3' Neymar i vetmuar me portier por goditja e tij shkoi jashtë portës. Edhe Atalanta pati mundlsi të mirë.

Filloi ndeshja.

Atalanta-PSG
Stadiumi “Estádio da Luz” në Lisbonë.
Gjyqtar: A. Taylor (Anglia).

 Atalanta: Sportiello, Toloi, Caldara, Gjiimshiti, Hateboer, de Roon, Freuler, Gosens, Pashaliq, Gomez, Zapata.
PSG: Navas, Kehrer,  Silva, Kimpembe, Bernat, Herrera, Marquinhos, Gueye, Sarabia, Icardi dhe Neymar.

Në stadiumin "Estádio da Luz" në Lisbonë, do të takohen skuadra italiane Atalanta dhe kampioni i Francës, PSG, në kuadër të çerekfinales së Champion League.

Futbollisti shqiptar, Berat Gjimshiti, starton nga minuta e parë për Atalantën. Ndeshje që pritet të jetë me rivalitet ndonëse PSG është favoritë, kur kihet parasysh se ka lojtarët më cilësorë.

PSG me futbollistët Neymarin dhe Icardin do të sulmojnë me të gjitha forcat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat