Ferizaj është në gjendje shumë të rëndë

Futboll

Ferizaj është në gjendje shumë të rëndë

Nga: K.G. Më: 12 gusht 2020 Në ora: 21:25
Ferizaj është në gjendje shumë të rëndë

Ferizaj nuk është si dikur, po kalon periudhë të vështirë.  Ferizajasit kanë humb statusin e elitës së futbollit të Kosovës dhe do të garojnë në ligën e parë nga edicioni i ri. 

“Kohë të paharruara. Ishte koha kur stadiumi i qytetit ‘Ismet Shabani’ ishte i stërmbushur nga tifozët, vendi ku për çdo qytetar të Ferizajt ishte si ‘shtëpi’ e dytë. Që nga ajo kohë e deri më tani këta tifozë kanë qenë gjithmonë pranë klubit, duke mos e lënë asnjëherë vetëm.

Ndërsa tani klubi ynë është në gjendje shumë të rëndë, pa organizim dhe jo stabilitet brenda klubit. Shpresojmë shumë që kjo gjendje të rregullohet sa më shpejtë, dhe të krijojmë një skuadër të organizuar mirë, dhe të arrijmë suksese, që tifozët Ujqit dhe qytetarët e Ferizajt i meritojnë.

I çuditshëm është fakti se qyteti ynë ka donatorët ndër më të fuqishmit në Kosovë, dhe përsëri klubi është në gjendje aspak të mirë. Tani është koha që të bashkohen të gjithë donatorët, dhe ta ndihmojnë klubin drejtë sukseseve.

‘Ujqit’ dhe qyteti i Ferizajt, nuk e meriton këtë gjendje!”, thuhet në faqen e facebookut të KF Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat