Blerim Krasniqi i Skënderbeut firmos për Teutën!
Konfirmohet lajmi i bërë publik nga “Panorama Sport”. Blerim Krasniqi është zyrtarisht futbollist i Teutës.
Sulmuesi 24-vjeçar ka firmosur për “Djemtë e Detit”, teksa do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Edi Martini.
Krasniqi është prezantuar nga zv.presidenti Adrian Bardhi në një resort në qytetin e Durrësit ku ka hedhur edhe firmën mbi kontratë. Gazeta ka arritur të sigurojë foto nga momenti i prezantimit të kavajasit.