Sportisti i Kosovës pajiset me pasaportë shqiptare, falënderon Ilir Metën

Futboll

Sportisti i Kosovës pajiset me pasaportë shqiptare, falënderon Ilir Metën

Nga: K.G. Më: 12 gusht 2020 Në ora: 22:20
Sportisti i Kosovës pajiset me pasaportë shqiptare, falënderon Ilir Metën

Lojtari i futsallit, Agon Ramadani, pajiset me pasaportën e Shqipërisë.

Ai e falëndëron shtetin shqiptar dhe presidentin Ilir Meta.

“Nga sot edhe zyrtarisht jam pajisur me pasaportë të Shqipërisë, ku shfrytëzoj rastin ti falënderohem Presidentit Ilir Meta për dekretin e dhënë, Federatës së Futbollit të Shqipërisë, dhe në veçanti trajnerit të futsalit Erind Resuli ,për besimin e dhënë duke ju premtuar përkushtim maksimal drejt realizimit të qëllimeve të përbashkëta.

Ky është një moment krenarie që nuk përshkruhet me fjalë, përfaqësimi i kombit nënshtetësinë shqiptarë është ëndrra dhe ideali e çdo shqiptari, diçka që do mbrojë me nder dhe përgjegjësi”, shkruan Ramadani në profilin e tij në facebook. Ramadani tani është lojtar i Kombëtares së Shqipërisë në fursall.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat