Neymar mbresëlënës, barazon rekordin e Messit në Ligën e Kampionëve

Futboll

Neymar mbresëlënës, barazon rekordin e Messit në Ligën e Kampionëve

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 09:10
Messi, Neymar

Neymari e ka shkruar emrin e vet në librat e historisë të Ligës së Kampionëve, pas paraqitjes mbresëlënëse në fitoren dramatike të Paris Saint-Germainit me rezultat 2:1 kundër Atalantas në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Pasi skuadra e tij ishte duke pësuar disfatë me rezultat 1:0 kur ndeshja hyri në minutat shtesë të pjesës së dytë, Neymari e asistoi golin e barazimit të shënuar nga Marquinhos, para se Eric Maxim Choupo-Moting ta shënonte golin e fitores për skuadrën e Thomas Tuchel 149 sekonda më vonë.

Përderisa paraqitja e Neymarit, që e humbi një rast të artë për të shënuar në pesë minutat e parë të ndeshjes, nuk ishte e përsosur, ai ishte i përkushtuar që të sigurohet që PSG-ja të kalojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kundër Atalantas, 28-vjeçari barazoi rekordin e Lionel Messit duke i bërë 16 driblime në një ndeshje të vetme të Ligës së Kampionëve, ndërsa lojtari tjetër i vetëm që e ka arritur këtë rekord është Javier Zanetti.

Paris Saint-Germaini tani do të përballet ose me Leipzigun, ose me Atletico Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet më 18 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat