Kërkon falje

Futboll

Kërkon falje

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 11:07
Phil Jones

Llogaria zyrtare e degës së Twitter në Britani të Madhe është detyruar t’u kërkojë falje Phil Jonesit dhe Manchester Unitedit, pasi e kishte publikuar një postim duke u tallur me qendërmbrojtësin anglez.

Faqja zyrtare e Twitter-it britanik e kishte publikuar një postim të martën ku shkruhej: “Emërojeni një futbollist më të mirë sesa Phil Jones”, për 58.2 milionë ndjekësit e vet.

Një numër i atyre ndjekësve reaguan me kritika ndaj postimit, shkaku i tonit tallës të cilin e vërenin në atë postim, pasi Jones ka qenë cak i shumë abuzimeve dhe talljeve në rrjete sociale në të kaluarën.

Manchester Unitedi nuk ishte aspak i kënaqur me këtë postim dhe dërgoi ankesë drejt kompanisë së rrjetit social. Si pasojë, Twitter u detyrua ta fshijë postimin dhe t’u kërkojë falje Jonesit dhe për klubit.

“Qëllimi ynë është t’i reklamojmë opsionet tona të reja, kontrollet nëpër postime, që të lejojnë ta zgjedhësh se kush mund të përgjigjet ndaj një postimi. Nuk ishte qëllimi ynë ta mërzisim dikë dhe sapo e kuptuam gabimin, e fshimë menjëherë postimin”, ka thënë një zëdhënëse e Twitter-it.

Ole Gunnar Solskjaer dhe skuadra e tij janë për momentin në Cologne të Gjermanisë, në përgatitje për ndeshjen gjysmëfinale kundër Sevillës në Ligën e Evropës të dielën. Por, Jones është në mesin e tre lojtarë që s’udhëtuan me skuadër për këto ndeshje, shkaku i një lëndimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat