Ironizoi Icardin

Futboll

Ironizoi Icardin

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 12:55
Ironizoi Icardin

PSG preu biletën për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, teksa mbrëmjen e djeshme përmbysi në minutat e fundit Atalantën, duke triumfuar me rezultatin 2-1. Pas ndeshjes Vanda Nara u bë protagoniste në rrjetet sociale, me një koment epik, duke iu përgjigjur një prej gazetarëve italianë të Sky.

Marko Barzagi pas ndeshjes, thumboi në “Twitter” ish-kapitenin e Interit. “Ku është Ikardi? Pyes për një mik…”, shkruan gazetari interist, duke iu referuar paraqitjes së dobët të bërë nga sulmuesi argjentinas.

Por e menjëhershme ka qenë përgjigja e Vandës, e cila replikon në postimin e gazetarit interist: “Ikardi është në gjysmëfinale të Champions-it”. Një koment epik që tërboi tifozët zikaltër, të cilët ndjekin në “Twitter” gazetarin.

Siç dihet Ikardi për 6 sezone ishte pjesë e Interit, duke shënuar 124 gola me fanellën zikaltër, por nuk arriti të fitojë asnjë trofe, ndërsa që në vitin e tij të parë në Paris, sulmuesi fitoi me PSG-në, titullin kampion, Kupën e Francës dhe Kupën e Ligës, e tashmë vijon ëndrrën në Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat