Baftiu mes Turqisë dhe Austrisë

Futboll

Baftiu mes Turqisë dhe Austrisë

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 13:50
Baftiu mes Turqisë dhe Austrisë

.Mes Turqisë dhe Austrisë mund të jetë e ardhmja e mesfushorit sulmues të Ballkanit, Blend Baftiu.

Për transferimin e tij po përkujdeset menaxheri i njohur shqiptar, Shkumbin Qorrmehmeti.

Derisa në Austri kanë dalë në pah klubet si Rapid Viena, Austria Viena dhe Lask Linz, në Turqi është një klub që po bisedon për transferimin e tij.

Lajmi është dhënë nga Shahin Dagli në Tëitter, i cili ka publikuar edhe të dhëna të Blend Baftiut, përcjellë Gazeta Olle.

“Përderisa Hatayspor po vazhdon të punoj në drejtim të këtij transferimi, ai është njëri nga kandidatët potencial për tu bërë yll dhe për këtë u rendit i dyti në listën e UEFA-s me 50 lojtarët e rinj premtues në muajin shkurt”, ka shkruar Dagli, raporton Olle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat