Ronaldo ose Dybala, njëri duhet të largohet

Futboll

Ronaldo ose Dybala, njëri duhet të largohet

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 14:23
Ronaldo ose Dybala, njëri duhet të largohet

U perceptua fillimisht si një takim normal, për të planifikuar sezonin e ardhshëm dhe për të kompletuar stafin e Andrea Pirlos (sot erdhi nënshkrimi me përgatitësin atletik, Paolo Bertelli), por, në fakt, është shumë më tepër. Samiti mes Paraticit dhe trajnerit të ri të Juventusit shënon një ndryshim të qartë sa i përket qasjes në merkato. Juventusi nuk ka ndërmend t’i mbajë në organikë Cristiano Ronaldon dhe Dybalan: njëri prej të dyve do të duhet të bëjë gati valixhet.

Klubi bardhezi synon të ulë shpenzimet dhe nuk e sheh më të mundur të mbajë në listën e pagave një nga sportistët më të paguar në botë dhe një lojtar që kërkon 15 milionë euro në sezon për të rinovuar kontratën. Pirlo duhet të pranojë faktin se ai nuk do të jetë në gjendje t’i ketë nën urdhrat e tij njëkohësisht dy kampionët.

Të paktën do të shmanget përplasja taktike, që i kishte shkaktuar aq shumë probleme paraardhësit të Pirlos, Maurizio Sarrit (Ronaldo dhe Dybala nuk mund të luajnë njëkohësisht në formacion). Në këtë mënyrë, nëse trajneri bardhezi do të përqafojë rreshtimin 4-3-3, në fazën sulmuese do të vërë bast te një “tredhëmbësh” me Kulusevskin, një sulmues qendror (Milik ose Dzeko) dhe një mes CR7 dhe Dybalas, pa qenë i detyruar të gjejë një mënyrë për t’i bërë ata që të bashkëjetojnë taktikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat