Refuzoi Gjilanin, Hasani do të përfitojë 350 mijë euro për dy vjet në Turqi

Futboll

Refuzoi Gjilanin, Hasani do të përfitojë 350 mijë euro për dy vjet në Turqi

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 14:29
Refuzoi Gjilanin, Hasani do të përfitojë 350 mijë euro për dy vjet në Turqi

Një derë të mbyllet, dhjetë të tjera të hapen”. Një thënie, që konkretizohet menjëherë për mesfushorin shkodran Edon Hasani, i cili fluturoi të martën në Turqi dhe brenda pak orësh firmosi kontratën e jetës.

Ish-lojtari i Tiranës deri para pak ditësh, menjëherë sapo mbylli raportet me bardheblutë ka udhëtuar brenda ditës drejt Ankarasë dhe ka firmosur kontratën me skuadrën e tij të re. Ish-ylli i bardhebluve do të luajë në dy sezonet e ardhshme me Ankara Keçiorenguçunë, një ekip turk që kërkon Superligën e këtij vendi, raporton “Panorama”.

Nuk janë vetëm vitet dhe kontrata, por edhe shuma që do të fitojë Edon Hasani është nga ato të parefuzueshmet.

Por pa finalizim akordi në fund, do të marrë në dy vite 350 mijë euro. Një goditje e madhe për shkodranin, që lë Tiranën si kampion i vërtetë në çdo drejtim. Operacioni u krye falë jo vetëm vendosmërisë së vetë lojtarit, por edhe profesionalizmit të menaxherit të shkodranit Endri Muçmata, i cili mbylli marrëveshjen brenda një kohe rekord.

Për t’u shënuar se Hasani vendosi për këtë marrëveshje, pasi u konsultua edhe me një nga miqtë e tij, ish-lojtarin e Kombëtares, Klodian Duron, i cili e njeh mirë ambientin turk dhe e këshilloi për këtë zgjedhje, pasi e njeh ambientin në Ankara. Hasani do të kthehet në kryeqytet për disa ditë dhe javën e ardhshme do të nisë përgatitjet me ekipin e tij të ri nga Ankaraja. Lojtari shpreson dhe beson të përsërisë sezonin e parë të Tiranës ku shkëlqeu dhe bëri gjëra të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat