Napoli ngre murin

Futboll

Napoli ngre murin

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 16:18
Koulibaly

Që kur CAS mori vendimin për të hequr pezullimin e Machester City-n nga kompeticionet europiane, ka ndryshuar me 360 gradë qasja e “citizens” sa i përket merkatos. Futbollistët më të mirë të skuadrës aq që e mendojnë largimin, ndërkohë që pronarët nuk po kursehen për t’i plotësuar dëshirat Pep Gardiolës.

Mësohet se nënkampionët e Premier League-s kanë gati ofertën prej 57 milionë stërlinash për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

“The Sun” shkruan se “sky blues” janë të përgatitur për të shtuar në marrëveshjen finale të tjera pagesa në forme bonusesh, por klubi italian nuk dëshiron të dëgjojë një ofertë poshtë 63 milionë stërlina.

Pep Guardiola tashmë ka në dispozicion edhe dy elementë të tjerë cilësorë, Nathan Ake dhe Ferran Torres, por për trajnerin katalan qershia mbi tortë do të ishte pa dyshim Koulibaly.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat