Oblak komenton lajmet se do t’i bashkohet Chelseat

Futboll

Oblak komenton lajmet se do t’i bashkohet Chelseat

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 16:22
Oblak komenton lajmet se do t’i bashkohet Chelseat

Portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak, i ka komentuar spekulimet për një transferim potencial të tij në Chelsea, duke insistuar se do të ketë mjaftueshëm kohë për spekulime të tilla pasi të përfundojë Liga e Kampionëve.

Jan Oblak e ka fituar reputacionin si njëri ndër portierët më të mirë në futbollit evropian që nga transferimi i tij nga Benfica në Atletico Madrid për 16 milionë euro në vitin 2014.

27-vjeçari i ka bërë 253 paraqitje për klubin spanjoll gjithsej, duke u ndihmuar tyre t’i fitojnë titujt e Ligës së Evropës dhe Superkupës së UEFA-s, përderisa ka luajtur edhe në finale të Ligës së Kampionëve.

Paraqitjet e tij të mira raportohet se kanë ndikuar që ai të jetë njëri ndër prioritetet e Chelseat për këtë afat kalimtar, pasi që klubi londinez nuk është bindur nga paraqitjet e Kepa Arrizabalagat, përkundër që i shpenzoi 72 milionë funte për transferimin e tij.

Para përballjes së Atletico Madridit me Leipzigun në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të enjten, Oblak u pyet për spekulimet lidhur me të ardhmen e tij.

“Tani nuk është momenti i duhur për këto gjëra, tani duhet të mendojmë për Leipzigun. Unë do ta analizoj sezonin pasi të përfundojë ndeshja e fundit dhe shpresoj që do t’i kemi edhe tri ndeshje të tjera për t’i zhvilluar”, ka thënë Oblak.

“E pastaj do të ketë mjaftueshëm kohë për të folur. Por, së pari duhet të mendojmë për Leipzigun. Mezi po e pres, me të vërtetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat