Serbia vajton ende trishtimin...

Futboll

Serbia vajton ende trishtimin...

Nga: Kemajl Goca Më: 13 gusht 2020 Në ora: 17:01
Stephan Lichtsteiner dhe Xherdan Shaqiri

Në Serbi ende e vajtojnë kapitullimin nga golat e shqiptarëve të Kosovës, Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit. 
Përfaqësuesja e Serbisë nuk e harron kapitullimin e 22 qershorit të vitit 2018 në Kaliningrad të Rusisë,  të cilëve humbja nga Zvicra me rezultat 2:1 i dërgoi në shtëpi!   Mediumi serb, “Kurir” vajton ende atëkohë.

“Ish-kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit zviceran, Stephan Lichtsteiner, vendosi që ta përfundojë karrierën e tij në moshën 36 - vjeçare.

Lichtsteiner ka luajtur 108 ndeshje për ekipin kombëtar të Zvicrës dhe është i treti në listë për sa i përket numrit të paraqitjeve, pas Hanz Herman dhe Alan Geiger.

Gjatë karrierës së tij, ai fitoi 17 trofe, 14 prej të cilëve me Juventusin, nga të cilët ai ishte lojtar nga 2011 deri në 2018. Para Juventusit, ai luajti për Grasshoppersin, Lillen dhe Lazion, dhe më vonë edhe për Arsenalin e Augsburgun.

Ai do të mbahet mend për provokime kur ka luajtur për Zvicrën në ndeshjen kundër Serbisë në Kampionatin Botëror në Rusi në vitin 2018. Pastaj, në mes të pjesës së dytë, ai rrëzoi Aleksandar Mitroviqin në zonën e penalltisë, duke e mbajtur me të dy duart.

Ajo ndeshje vazhdon të "ndjekë" të gjithë tifozët e futbollit në Serbi. Me fitore, Zvicra e kishte hapur rrugën për në të tetën e finales së Kampionatit Botëror dhe Serbia paketonte valixhet e saj.

"Pse unë e festova me shqiponjën dykrenore? Unë tregova solidaritet me shokët e skuadrës sime", kështu kishte thënë mes të tjera zvicerani për "Blick"”, shkruan mes të tjera ‘Kurir’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat