Milani në Londër - Bota Sot
Milani në Londër

Futboll

Milani në Londër

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 17:15
Tiemoue Bakayoko

Ndërkohë që po merren me çështjen e rinovimit në kontratave për një pjesë të mirë të futbollistëve aktualë, drejtuesit e Milanit po punojnë paralelisht për të shtuar numrat dhe cilësinë në organikët e Stefano Piolit.

Kështu një nga emrat e piketuar për t’u afruar këtë vjeshtë është ai i mesfushorit Matteo Pessina, i cili është në pronësi të Atalantës, por që këtë sezon luajti si i huazuar te skuadra e Veronës.

Pessina shikohet si një futbollist me të ardhme, të cilin Milani dëshiron ta përfshijë gradualisht në skuadër, megjithatë vendimi tani ka mbetur në dorë të Atalantës, që ende nuk ka vendosur nëse do ta shesë apo do të vërë në dispozicion të Gasperinit për sezonin e ri.

Sa i përket mesfushës, emri në krye të listës është Tiemoue Bakayoko, i cili ka pranuar të ulë edhe pagën në 3 milionë euro, vetëm për t’u rikthyer sërish te Milani, por negociatat me Chelsean për momentin kanë ngecur.

Kjo pasi londinezët kërkojnë minimalisht 20 milionë euro për mesfushorin francez, ndërsa te Milani nuk kanë ndërmend të paguajnë më shumë se 15 dhe drejtuesit kuqezinj presin që merkatoja të afrohet në fundin e saj, me qëllim që te Chelsea të bëjnë skonto.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat