Mbretër të Europës

Futboll

Mbretër të Europës

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 17:52
Mbretër të Europës

A mundet që një eliminim nga Kupat e Europës të bëjë të lumtur futbollistët e një skuadre? E vështirë ta mendosh, duke qenë se të gjithë ëndërrojnë që të luajnë Champions-in dhe Ligën e Europës.

Por ndoshta, në rastin e Uolvesit, eliminimi në çerekfinale ndaj Sevijes mund të ketë qenë një zhgënjim, por gjithsesi edhe një çlirim, duke parë se sezoni i anglezëve zgjati jo pak, por 383 ditë me radhë. Pikërisht kështu, prej 25 korrikut 2019, deri më 11 gusht 2020, më shumë se një vit kalendarik; nga turi i dytë paraeliminator i Ligës së Europës ndaj Krusandersit, deri te çerekfinalet me Sevijen.

Dhe të mendosh që Raul Himenez gaboi një penallti në pjesën e parë, kur shifrat ishin 0-0… Por çmenduritë e përjetuara nga Uolvesi, sigurisht bashkë me pauzën dymujore të pandemisë në mes, ofrojnë të tjera shifra stratosferike. Si për shembull 59 ndeshjet e luajtura dhe 10 shtetet e ndryshme të vizituara (Irlandë e Veriut, Armeni, Itali, Angli, Portugali, Sllovaki, Turqi, Spanjë, Greqi dhe së fundmi Gjermani). Prandaj, ishte normale që dikush të ishte i lodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat