Juve gati t’i ndërrojë destinacionin David Silvës

Futboll

Juve gati t’i ndërrojë destinacionin David Silvës

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 17:54
Juve gati t’i ndërrojë destinacionin David Silvës

Lazio ka arritur një marrëveshje me fantazistin spanjoll David Silva për ta transferuar në kryeqytetin italian për 3 sezonet e ardhshme, gjatë të cilave 34-vjeçari do të përfitojë një pagë prej 3 milionë eurosh në vit.

Megjithatë firma mbi kontratë po vonon të vijë dhe deri tani gjithçka është lidhur me angazhimin e David Silvës në Ligën e Kampionëve me Manchester Cityn, pasi kjo e fundit është në çerekfinalet e kompeticionit dhe synon të ngrejë lart “trofeun me veshë të mëdhenj” këtë verë.

Por së fundi drejtuesit e Lazios kanë arsye për t’u shqetësuar, pasi mediat raportojnë se për David Silvën ka shfaqur interes edhe Juventusi, që po përpiqet t’i ndryshojë mendje spanjollit dhe ta transferojë në Torino.

Futbollisti 34-vjeçar vlerësohet shumë nga Andrea Pirlo dhe Juventus kërkon të përfitojë nga fakti që është një futbollist i lirë dhe t’i ofrojë një kontratë 2-vjeçare me pagë më të lartë se ajo që mund të përfitojë te Lazio.

Pikërisht për këtë arsye, Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare ka kërkuar një tjetër takim me menaxherët e David Silvës, pasi dëshiron të mbyllë gjithçka para se Juventusi të bëjë lëvizje konkrete dhe të komplikojë gjithçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat