Drita firmos me dy lojtarë

Futboll

Drita firmos me dy lojtarë

Nga: K.G. Më: 13 gusht 2020 Në ora: 18:16
Arago Jamal

Skuadra e futbollit Drita nga Gjilani, kampion i ri i Kosovës, ka firmosur me dy futbollistë.

"Arago Jamal është bardhë e kaltër! Sot klubi jonë ka firmosur kontratë dyvjepare me lojtarin e njohur për Superligën tonë Arago Jamal. Pas kontakteve të para që kishim, Arago nuk e kishte të vështirë të pranojë ofertën tonë dhe kështu ai do ta shtojë edhe më shumë konkurrencën dhe do të jetë një forcë shtesë për klubin tonë.

Arago luan në pozicione të ndryshme por pozita e tij natyrale është mbrojtës i majtë.

Image

Ahmeti

Kemi arritur marrëveshje edhe me një lojtarë shumë të rëndesishëm siç është Ergun Ahmeti.

24 - vjeçari është një lojtarë i dëshmuar në ligën tonë dhe përpos që do të jetë forcë shtesë në Kampionatin e Kosovës, do ta ndihmojë ekipin edhe në garat ndërkombëtare.

Ergyni do të jetë bardhë e kaltër për dy vitet e ardheshme por me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër me klubin tonë", njodton FC Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat