As Milani e as Napoli

Futboll

As Milani e as Napoli

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 19:00
Soares

Ndonëse kërkohej nga klubet italiane si Milani e Napoli, sulmuesi anësor brazilian Everton Soares ka zgjedhur Portugalinë për të vijuar karrierën, pasi sot është bërë zyrtarisht futbollist i skuadrës së Benficës.

Futbollisti 24-vjeçar, i cili spikati me Brazilin në Copa America-n e 2019-ës, kishte ngjallur interesin e klubeve të shumta, por sot mbërriti në Lisbonë dhe hodhi firmën mbi kontratën që do ta lidhë me Benficën për 4 sezonet e ardhshme.

“Dua të vesh fanellën e Benficës dhe të shkruaj historinë e këtij klubi”, tha futbollisti 24-vjeçar në fjalët e tij të para pas mbërritjes në aeroportin e kryeqytetit të Portugalisë, ku e pritën përfaqësues të klubit të Benficës, por edhe të mediave të ndryshme.

Klubi portugez vendosi të paguajë rreth 20 milionë euro në arkat e Gremios për kartonin e futbollistit, ndërsa brazilianët ruajtën edhe 10 % të vlerës së kartonit në rast të rishitjes së tij në 2 sezonet e ardhshme.

Pas trajnerit Jorge Jesus dhe sulmuesit Everton Soares, Benfica po punon për afrimin e futbollistëve si Edinson Cavani e Jan Vertonghen, për të ndërtuar një skuadër vërtetë cilësore, që të mund të bëjë paraqitje dinjitoze si në Portugali ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat