De Jong: Bayern favorit?

Futboll

De Jong: Bayern favorit?

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 19:07
De Jong: Bayern favorit?

Në prag të ndeshjes kundër Bayern Munich, mesfushori holandez i Barcelonës, Frenkie de Jong foli për klimën e përtërirë të besimit që mbretëron brenda ekipit të Blaugrana pas fitores kundër Napolit, edhe pse gjermanët duken të favorizuar: “Nuk më intereson kush është favoritja.

Bayern është një ekip i shkëlqyer, por ne do të shohim se çfarë ndodh dhe kush do të jetë më i mirë”, tha ai në një intervistë për BeIN Sport.

“Jemi ndër favorite sepse Barcelona është gjithmonë. Por ka disa ekipe që mund të fitojnë Ligën e Kampionëve. Ekipi arriti në Lisbonë me shumë besim, jemi një nga skuadrat më të mira në botë, me lojtarë të shkëlqyeshëm. Me Napoli ishte një ndeshje e mirë, fituam kundër një kundërshtari të vështirë. Luajtëm një pjesë të parë super dhe kjo na bëri të ndjehemi më të qetë në të dytën”.

Në fund, ish-ylli i Ajax i uron mirëseardhjen Pjanic sezonin tjetër: “Pjanic është një lojtar i jashtëzakonshëm, vendos cilësinë kur e ka topin në këmbët e tij. KLam luajtur kundër tij sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve. Jam i sigurt që do ta fuqizojë edhe më shumë Barcelonan”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat