Vidal provokon Bayernin në konferencë për shtyp - Bota Sot
Vidal provokon Bayernin në konferencë për shtyp

Futboll

Vidal provokon Bayernin në konferencë për shtyp

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 19:37
Vidal

Arturo Vidal është paraqitur në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Bayern Munich.

Barcelona do të ketë një përballje shumë të vështirë, ndaj Bayernit që shënon një formë jashtëzakonisht të lartë.

Para ndeshjes, Arturo Vidal, i cili dikur luante me Bayern, ka thënë disa fjalë që shihen si provokuese për bavarezët.

“Nesër, Bayern nuk do të luajnë kundër një skuadre nga Bundesliga, por kundër Barcelonës, skuadrës më të mirë në botë”, ka thënë Vidal.

“Kemi shpresat e larta se kjo Ligë e Kampionëve do të jetë e jona. E dimë se Bayern kanë sezon spektakolar dhee dimë se do të jetë e vështirë, por jemi Barca. Duhet t’i bëjmë gjërat në rrugën e duhur dhe të japim gjithçka në fushë”, shtoi kiliani.

“Lewandowski është i jashtëzakonshëm, por Leo është nga një planet tjetër”, ishin fjalët e Vidal.

Krahasimet e Robert Lewandowski me Lionel Messin nuk po ndalen, kurse të dy kanë shumë gjëra që duhet t’i thonë nesër në fushën e blertë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat