Claudio Bravo është afër që të ndajë rrugët me Manchester City.
Portieri kilian, Claudio Bravo, pritet që edhe zyrtarisht të ndajë rrugët e tij me skuadrën e Manchester City.
Raportime të ‘Nacion Chile’ bëjnë të ditur se Bravo do të nënshkruajë me Real Betis.
Portieri do të vë firmën e tij në një kontratë një vjeçare me skuadrën e Manuel Pellegrini, me kontratën që do të ketë opsionin për mundësi vazhdimi për një vit tjetër.
Bravo në sezonet e fundit ka qenë zgjedhja e dytë te Manchester City, pasi nuk fitonte dot balotazhin me Ederson.
Mbetet të shihet se kur do të zyrtarizohet transferimi i tij te Betis.