Flick: Të dyja skuadrat janë të forta, në këso përballje vendos edhe fati

Futboll

Flick: Të dyja skuadrat janë të forta, në këso përballje vendos edhe fati

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 20:34
Hansi Flick

Hansi Flick ka dhënë komentet e tij para përballjes me Barcelonën.

Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, është shprehur i qetë para përballjes së madhe kundër Barcelonës.

Flick dhe skuadra e tij do të kontestohen në çerekfinale nga Barcelona, dhe në këtë përballje trajneri gjerman pret që disa gjëra të vendosen edhe nga fati.

“Të dy skuadrat kanë shumë kualitet në skuadër. Ne e dimë se në fund, në këso përballje, edhe fati mund të jetë vendimtar”, ka thënë Flick.

“Gjithsesi, ne do të tentojmë që t’i japim kahje fatit”, ka shtuar trajneri.

Flick ka bërë të ditur mes tjerash se të gjithë lojtarët e ftuar janë gati për ndeshje, përfshirë Benjamin Pavard.

Barcelona dhe Bayern Munich përballen nesër, me fillim nga ora 21:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat